Ylli botëror, Adele, ditë më parë ka lënë të gjithë pa tekst kur u shfaq e transformuar pas rënies drastike në peshë.
E përkushtuar për t’i arritur format e dëshiruara, këngëtarja ushtroi me trajnerin e saj dhe mbajti dietë strikte, ndërsa rezultatet mahnitën të gjithë.
Por, edhe pse ka arritur peshën e dëshiruar, Adele nuk e ka ndalur palestrën, ajo po vazhdon të ushtrojë ende, së fundi u fotografua nga paparacë e ‘TheSun’ rrugës për në palestër.
I gjithë ky ndryshim i këngëtares erdhi pas ndarjes nga bashkëshorti Simon Konecki.