fbpx

Afërdita Dreshaj tregon se kur do ta sjellë bashkëshortin në Kosovë

nga Revista Kosovarja

Afërdita thotë se partneri i saj nuk e ka vizituar asnjëherë Kosovën.

Këngëtarja dhe modelja shqiptare, Afërdita Dreshaj, këto ditë po pushon bashkë me bashkëshortin e saj në bregdet.

Ajo është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe këtë periudhë po e shijon në maksimum pranë personave më të dashur për të.

Së fundi, Afërdita gjeti pak kohë që të përgjigjet në pyetjet e shumta të fansave të saj, të cilët donin të dinin detaje nga jeta private dhe profesionale e saj.

Një ndjekës i shkruan “A ka qenë bashkëshorti juaj ndonjëherë në Kosovë, nëse po a e pëlqen atë?”.

Përgjigja e modeles ishte “Ai akoma nuk ka qenë në Kosovë apo në Shqipëri, me hokej dhe me sezonin ende nuk ka gjetur kohë. Por do e bëjmë këtë së shpejti”

Afërdita Dreshaj dhe hokeisti çek, Jakub Kindl, kurorëzuan dashurinë me martesë më 2018.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]