Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

nga Revista Kosovarja

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat për të kanë nisur më herët nga sa pritej.

Mbi artikull

Partneri i saj u kujdes ta surprizonte modelen përpara ditës së saj të veçantë.

Përmes një postimi në Instagram Story, bukuroshja ka ndarë një pamje ku shihen buqeta me lule rozë e të bardha, paketime luksoze nga marka “Chanel”, ëmbëlsira dhe pije festive.

Krah fotos, ajo ka lënë edhe një mbishkrim mirënjohjeje për të fejuarin: “Para ditëlindjes, faleminderit dashuria ime”, duke treguar vlerësimin për gjestin e tij.

Moneytizer Paragrafi 4

Afrona, e cila ka pothuajse një vit që i ka dhënë fund beqarisë me fejesë, po vazhdon të jetë hermetike duke e mbajtur lidhjen e saj plotësisht private pa zbuluar ende identitetin e partnerit.

Të rralla janë postimet si kjo ku ajo ndan me ndjekësit copëza nga jeta e saj e dashurisë, duke zgjedhur ta shijojë lumturinë e saj larg syrit të publikut.

Por me këto dhurata, Afrona la të nënkuptohet se është një grua plotësisht me fat.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]