Mërgata, po përfaqëson vendin gjithnjë e më lartë e dinjitetshem si në biznes, përfaqësim politik e shoqëror në këto vende, art dhe kulturë e kudo në lëmi tjera, thotë Kryetari i Ferizajit, Agim Aliu, gjatë vizitës në Dusseldorf të Gjermanisë, tek takohet edhe me drejtuesit e Unionit të Bizneseve Shqiptare- Gjermane.
Kryetari Veliu ,këtë rast e shënoi edhe në rrjetin e tij social, i cili në mes tjerash thekson:
Kënaqësi e veçantë të vizitoj bashkatdhetarët tanë ndërmarrës në kuadër të Unionit të Bizneseve Shqiptare- Gjermane në Düsseldorf të Gjermanisë, prirë nga kryetari i Unionit, Nazmi Viqa, sekretari Nexhmedin Veliqi, drejtorin financiar dhe anëtarin e kryesisë, Vllaznim Kelmendi si dhe drejtorin ekzekutiv operativ, Fadil
Abdullahu, biznese këto që me punën e përkushtimin e tyre, janë referencë e profesionalizmit në rajonet e shtetet ku veprojnë.
Kemi mirëpritur dhe mirëpresim investimet nga mërgata, duke ofruar gjithë potencialin e nevojshëm, për të mundësuar zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.