fbpx

Aksident i rëndë në Gjermani, vdesin dy persona

nga Revista Kosovarja

Te dielën në Hanover të Gjermanisë midis rrugës Sehnde dhe Lehrte ndodhi një aksident me fataliltet.

Siç shkruan, Bild, përcjell klankosova.tv, rreth orës 12:20 një shofer humbi kontrollin e makinës së tij në një kthesë në të majtë, doli nga rruga dhe u përplas me një pemë.

Në veturë gjendej shoferi dhe pasagjeri 21 vjeçar, i cili u hodh nga makina. Të dy nuk i mbijetuan plagëve të marra.

Sipas Policisë gjermane ky aksident ndodhi për shkak të rrëshqitjes.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]