Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vrau të dashurin: Modelja e ‘OnlyFans’ mund t’i shpëtojë burgimit të përjetshëm

nga Revista Kosovarja

Courtney Clenney, modelja amerikane e njohur në platformën “OnlyFans”, pritet të shmangë dënimin me burgim të përjetshëm pasi ka arritur një marrëveshje me prokurorinë në rastin e vrasjes së të dashurit të saj, Christian Obumseli, i cili vdiq në vitin 2022.
Sipas raportimeve të TMZ dhe revistës People, marrëveshja është konfirmuar edhe nga avokatët e Clenney, ndërsa detajet e saj do të bëhen publike më 10 gusht, datë kur ishte planifikuar të niste gjykimi.

Mbi artikull

Mediat amerikane raportojnë se në seancën e parë pritet të shpallet menjëherë edhe masa e dënimit të dakordësuar, e cila do të jetë më e lehtë se burgimi i përjetshëm, dënimi maksimal që parashikohej për akuzën e vrasjes së shkallës së dytë.

Prokuroria kishte mbledhur prova të shumta kundër modeles, përfshirë një video nga ashensori i ndërtesës ku ajo shihej duke sulmuar partnerin e saj. Gjithashtu, u publikuan edhe mesazhe të dërguara nga Obumseli pak para vdekjes, ku ai shprehte frikën për jetën e tij.

“A do të më vrasë dashuria ime për ty?”, kishte shkruar ai një muaj para ngjarjes. Në një tjetër mesazh, duke iu referuar një incidenti të mëparshëm me thikë, ai pyeste: “Çfarë mund të ndodhë herën tjetër?”

Moneytizer Paragrafi 4

Sipas aktakuzës, më 3 prill 2022, Clenney e goditi Obumselin me një thikë në kraharor, duke i dëmtuar arterien kryesore. Si pasojë, 27-vjeçari humbi jetën nga gjakderdhja.

Nga ana tjetër, mbrojtja ka argumentuar se marrëdhënia ishte abuzive dhe se Obumseli kishte ushtruar dhunë ndaj saj në disa raste, duke pretenduar se në ditën e ngjarjes Clenney kishte vepruar në vetëmbrojtje. Një fqinj, sipas avokatëve, ka deklaruar se pak para incidentit kishte parë Obumselin duke e sulmuar modelen në ballkon.

Familja e viktimës i ka mohuar kategorikisht këto pretendime dhe vazhdon të kërkojë drejtësi për vrasjen e të riut.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]