fbpx

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 19-vjeçarja shqiptare

nga Revista Kosovarja

Një 19-vjeçare shqiptare ka humbur jetën gjatë natës në veriun e Italisë si pasojë e një aksidenti të tmerrshëm automobilistik.

Mediat italiane raportojnë se Eralda Spahllari që banonte në Ponte di Piave në afërsi të Trevisos ishte në një automjet tip BMW së bashku me 3 miq të saj, kur nga shpejtësia makina ka humbur kontrollin duke u përplasur me një pemë.

Ndërkohë që një 19-vjeçar dhe një 18-vjeçar italianë janë transportuar urgjentisht në spital në gjendje të rëndë.

Eralda dhe shoqja e saj vetëm 17- vjeçare, Barbara Brotto nuk shpëtuan dot.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]