fbpx

Aksident mes dy kamionëve në dalje të Prishtinës

nga Revista Kosovarja

Një aksident mes dy kamionëve ka ndodhur sot në dalje të Prishtinës.

Konkretisht, aksidenti ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Ferizaj tek rrethi në Çagllavicë, shkruan lajmi.net.

Sipas Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, deri tan inga aksidenti janë raportuar vetëm dëme materiale.

“Sot rreth orës 10:00, në rrugën Prishtinë -Ferizaj, (te rrethi në Çagllavicë) ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete transportuese. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]