Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të Mazgitit, ku janë përfshirë dy kamioneta.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha, i cili bëri të ditur se nuk raportohet për lëndime trupore në këtë fazë.
“Sot rreth orës 15:00, në autostradën “ Ibrahim Rugova” afër Mazgitit është raportuar një aksident trafiku. Njësitet policore kanë dalë në vendin e aksidentit dhe është konstatuar se dy kamioneta janë të përfshira në rast. Nuk raportohet për lëndime trupore deri në ketë fazë dhe ekipet policore janë duke kryer hetime lidhur me shkaktarët dhe rrethanat tjera të këtij aksidenti”, tha Hoxha.