fbpx

Aksident në magjistralen Mitrovicë-Vushtrri, humb jetën 36 vjeçari

nga Revista Kosovarja

Sot, rreth orës 14:30, në rrugën magjistrale Mitrovicë-Vushtrri, më saktësisht në fshatin Dobërllukë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se në aksident është përfshirë një automjet me targa vendore dhe një motoçikletë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës viktima i moshës 36 vjeçar.

“Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Ndërsa të dyshuarit- drejtuesit të automjetit, me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit” tha Zahiti

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]