fbpx

Akullore shtëpiake me banane

nga Revista Kosovarja

Provoni këtë recetë unike për akullore shtëpiake

Përbërësit:

– 3 banane të ngrira (pa lëvore);
– 2 lugë pluhur kakaoje;
– 1 lugë e vogël gjalpë kikiriku;
– 60 ml qumësht të ftohtë.

Përgatitja:

Bananet e ngrira, si edhe gjalpin e kikirikut qitni në blender, përzieni në blender tridhjetë sekonda.

Shtoni pak nga pak qumësht, duke përzier në blender derisa të përftoni teksturë akulloreje.

Shërbejeni menjëherë.

Kënaquni!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]