Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Alban Mehmeti tregon humbjet që do ketë ai nëse dasmat anulohen

nga Revista Kosovarja

Dasmat për këtë vit janë në pikëpyetje e kjo ka ngjallur debate edhe te këngëtarët e estradës të cilët e kanë të ngjeshur agjendën me ahengje familjare.

Mbi artikull

Alban Mehmeti, ka thënë se ai do humbas shumë nëse merret vendimi për anulimin e tyre.

“Po më bie të humbas shumë sepse puna kryesore është aty në muajt, korrik dhe gusht. Por, unë jam optimist, ashtu siç po e shoh që po shkon, dasmat do të mbahen”, tha fillimisht këngëtari.

Ai gjithashtu tregoi se nga ky sezon jeton gjatë gjithë vitit, por pavarësisht kësaj ai nuk do donte të rrezikonte askënd.

Moneytizer Paragrafi 4

“Nëse ndodh anulimi i dasmave, si për mua, si për gjithë këngëtarët tjerë do ishte një humbje e madhe pasi ne këtë sezon kemi dhe jetojmë prej saj. Shëndeti është primar, nuk do doja të rrezikoja anjë person të vetëm”, përfundoi Mehmeti për GazetaBlic.

Ekspertin i ekonomisë, Safet Gërxhialiu, i cili tha se do ketë humbje të madhe nëse merret vendimi për anulimin e tyre, e që vetëm Prishtina humb 30 deri në 50 milionë euro.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]