106
Këngëtari Luiz Ejlli ka arritur të marrë vëmendje të madhe duke u quajtur edhe si fenomen i lojës së Big Brother VIP Albania.
Në lidhje me Luizin është pyetur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë intervistës së tij të fundit në emisionin “Debat Plus”.
Kurti tha se nuk arrin që ta ndjek Luizin dhe se nuk e ka përcjellë lojën e tij në shtëpinë e famshme të BBVA.
“Për besë nuk e ndjek, ndoshta është keq se nëse ndiqet aq shumë duhet ta di edhe unë se çka po ndjek populli”, u përgjigj Kurti.