fbpx

Almeda publikon imazh nga fëmijëria

nga Revista Kosovarja

Alemda duket krejtësisht ndryshe në foton e vjetër.

Almeda Abazi është figurë mjaft e njohur për showbizin shqiptar.

Ajo ka krijuar një jetë të re me aktorin turk, Tolgahan dhe së bashku kanë një djalë të cilin e kanë pagëzuar Efehan.

Çifti i njohur shumë shpejt pritet të sjellë në jetë një vajzë, për të cilën Almeda u shpreh se dëshiron ta quaj Alina së fundmi.

Mbrëmjen e sotme, Almeda ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instastory.

E teksa pjesa më e madhe e pyetjeve lidheshin me shtatzëninë e saj, dikush i ka kërkuar asaj një foto nga fëmijëria. Almeda ia ka plotësuar menjëherë dëshirën duke publikuar një foto të para shumë viteve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]