fbpx

Ambasada britanike në Kosovë jep lajm të rëndësishëm për aplikuesit e vizave turistike

nga Revista Kosovarja

Ambasada britanike në Kosovë ka bërë të ditur se koha e pritjes së vendimit për vizat standarde të vizitorëve është kthyer në standardin normal të shërbimit prej 15 ditësh pune.

Sipas kësaj, vendimi për marrjen ose jo të vizës britanike merret brenda tri javësh, nga dita e dorëzimit të dokumenteve në Qendrën e Aplikimit për Viza (VAC).

Reklama

“Ju lutemi sigurohuni që të aplikoni mjaft përpara datës së planifikuar të udhëtimit. Mund të aplikoni deri në 3 muaj përpara”, thuhet në njoftim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]