Amma Beauty Space është hapësira e preferuar e shumë femrave në Liechtenstein.
Gjevrije Ponik, një profesioniste e fushës së bukurisë dhe estetikes, e dedikuar plotësisht ndaj punës së saj dhe arritjes së rezultateve fantastike, ka bërë që studio e saj të këtë mjaftë kliente të kënaqura.
Në Amma Beauty Space momentalisht ofrohen shërbime si, Microblading, Browlift, Vitamin Brows, Microneedling, Microdermabrasion.
Tregon se për shërbimet që ofron, fillimisht u çertifikua nga Phi Academy ne Cyrih, e më pas kreu kurse të tjera profesionale.
“E punoj këtë punë prej një viti, ende jam në fillimet e mija, por kam shumë plane për të ardhmen. Nuk dua ti tregoj të gjitha, por një prej planeve është që ti lansoj produktet e mija profesionale në treg, të cilat do të jenë për punë në studio. Gjithashtu, për ata qe duan ti bejn disa trajtime te caktuar vet nga shtëpija. Po punoj për një online shop. Jam vizionare dhe kam shumë ide që uroj me ndihmën e Zotit ti realizoj në të ardhmen”. E, megjithatë Gjeva tregon se ambiciet e saj profesionale aktualisht nuk i përputhen me rrethanat e jetës së saj private, pasi është nënë e dy fëmijëve të vegjël, që kërkojnë shumë përkushtim. Por, e ardhmja do të jetë ndryshe për këtë grua me vizion.
Gjeva, na tregon se është shkolluar për dy profesione krejt të tjera. “Tre vite u shkollova për tregti, gjegjësisht shitëse (Detilhandelsfachfrau). Pastaj, u shkollova për të punuar në zyrë (Sachbearbeiterin). Nuk e gjeta vetën në asnjë nga këto profesione, andaj vendosa ti përkushtohesha asaj që më pëlqente vërtet, botës së estetikës”.
Profesionistja që i bënë femrat të duken më bukur, është një grua që nuk ndalet. Ajo, ka hobi te ndryshme si dekorimin, bënë zbukurime për bebe dhe vazhdon ti krijoi e shesë ato në faqen e saj në Instagram me 12 mijë ndjekës (twinkle_twinkle_gift). Ne te njëjtën kohë me pëlqen edhe arti me pëlqen të punoj edhe me abstrakte moderne, ndërkohë që asnjëherë nuk i le anash fëmijët e saj, me të cilët mundohet te ndërmarr aktivitete te ndryshme njëra ndër to të bëj shëtitje në natyrë.