fbpx

Ankohet prishtinasi: “Sistemi shëndetësor e shpërndan më së shumti virusin”

nga Revista Kosovarja

Një qytetar ka shprehur publikisht shqetësimin e tij në lidhje me testimin për coronavirus, shkruan “Kosovarja”.

Ai thekson se sistemi shëndetësor është bartësi kryesor në shpërndajren e Covid-19.

Lexojeni statusin e tij të plotë:

Sistemi ynë shëndetsor më së shumti e shpërndan virusin,për Prishtinë!
Duhet me shku deri në mjeksi familjare,me e marë udhzimin,për me bo testin!
Duhet me hyp në autobus për me shku deri te vendi ku bëhet testimi(ska kurfar distance,edhe nëse sje i infektum,mundesh qatu mu infektu),nëse del pozitiv,ki mi hyp autobusit dhe mu kthy deri te mjeku familjar!
Mjeku familjar ti jep prap udhzimet se cilat analiza duhesh mi bo!
Prap në autobus për me shku deri tek ambullanta për mi bo analizat,aty të thonë eja masdite për mi marë rezultatet,hyp në autobus mu kthy në shpi,e mandej prap në aurobus për me shku mi marë rezultatet!
Pasi i mer rezultatet prap hyp në autobus me shku te mjeku familjar!
Mjeku familjar,për ata që janë pak më të fortë,ja cakton 2 herë me marë infuzion,paradite dhe masdite.Njëra me vitamina e tjetra me antibiotik!
Në Prishtinë është caktuar vendi në Emshir,pacijenti 4 herë në ditë ka me udhtu me autobus deri sa të përfundon terapia!
Gjithë këtë rrugë duhet me e bo një i infektuar në Prishtinë,kontakt me shumë e shumë njerëz gjatë rrugës!?!?

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]