Moderatorja e mirënjohur shqiptare, Arbana Osmani ka gatuar 100 tiramisu për ekipin mjekësor të Spitalit Infektiv në QSUT.
Ato iu servoi sot, në pushimin e drekës në oborr. Madje për këtë gjë tha se ishte kënaqësi e veçantë.
Arbana i falënderoi për sakrificën e tyre që po e bëjnë këto ditë pandemie.
“Kënaqësi e veçantë për mua të gatuaja 100 Tiramisu surprizë për ekipin mjekësor te Spitalit Infektiv në QSUT, dhe t’jua servirja sot në pushimin e drekës në oborr. Faleminderit pafund për sakrificën tuaj”, ka shkruar ajo në videon e publikuar në Instagram.