fbpx

Arbana Osmani kthehet pas 22 vjetësh te puna e parë dhe nuk i mban dot lotët

nga Revista Kosovarja

Ditën e sotme, moderatorja shumë e dashur nga publiku, Arbana Osmani është rikthyer në shtëpinë e ‘Top Albania Radio’.

Përmes disa videove në Instastory, ajo ka treguar se është përlotur pasi rrugëtimi i saj ka nisur pikërisht aty 22 vite më parë, në vitin 1999 në një audicion të mbajtur më 3 korrik.

Moderatorja ka sugjeruar që radio të jetë në guidat e qytetit për çdo turist dhe të ri që vjen në kryeqytet, për ta vizituar dhe parë nga afër historinë shumë vjeçare të saj.

‘Top Albania Radio’ ka qenë puna e parë e Arbanës, e cila i hapi rrugën për t’u bërë pjesë e televizionit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]