Arbenita Ismajli tashmë e ka bërë publik lajmin se është në pritje të ëmbël, shkruan “Kosovarja”.
Modelja shumë e njohur dhe e suksesshme në botë është gruaja e reperit me prejardhje nga Ferizaj, Feronit Shabani, Fero.
View this post on Instagram
Ata të dy janë shumë aktivë në rrjete sociale dhe janë gjithashtu ndër më të komentuarit nga mediat rozë, pothuajse secili veprim i tyre bëhet lajm.
Sot Arbenita ka ndarë disa fotografi, ku shihet duke u bërë gati për ardhjen në jetë të fëmijës së saj të parë.
Bukuroshja duket shumë e përkushtuar në këtë aspekt dhe vërehet se mezi po pret të bëhet nënë. /Kosovarja/