fbpx

Arbnora unike në hotelin ‘ Unik’ të Tiranës

nga Revista Kosovarja

‘Hoteli Unik Tirana’, njihet si ndër hotelet më të preferuara dhe frekuentuara nga figura publike shqiptare dhe të huaja, ngase është vetë sinonimi i profesionalizmit dhe unikes!

I vendosur në zonën më të bukur dhe më të qetë të Tiranës, pranë Parkut Kombëtar të Liqenit Artificial, hoteli super luksoz, Unik Hotel Tirana, me një kapacitet prej 20 dhomash të tipologjive të ndryshme, me pamje nga qyteti apo liqeni dhe verandat e mrekullueshme, ofron për ju magjinë unike të qetësisë dhe relaksim, larg zhurmave dhe monotonisë së përditshme të qytetit.

Interieri super modern që të krijon ndjesinë e bukur të privatësisë dhe komoditetit, i kombinuar deri në detaje me shërbimin e stafit profesional, si dhe parkingu privat nëntokësor i pajisur me kamera dhe roje sigurie, me shërbim 24h të dhomave dhe lavanderisë për rrobat tuaja, bëjnë që ky hotel të jetë totalisht unik në llojin e tij.

Kurse, kënaqësinë tuaj do ta shtojë akoma më shumë edhe kuzhina e pasur e restorantit “Gambero Gourmet” të Unik Hotel Tirana, me shumëllojshmërinë e ushqimit të freskët dhe verërave të përzgjedhura të markave më të njohura botërore, siç janë ato franceze, italiane dhe spanjolle.
Ndjehuni unik, duke darkuar me një pamje të mrekullueshme të pasqyrimit të dritave të qytetit mbi liqen, i cili krijon një atmosferë magjike, duke e bërë kështu eksperiencën tuaj super unike

Këtë ndjesi unike është duke e përjetuar edhe bukuroshja, artistja jonë tashmë e njohur edhe e kinematografisë turke, Arbnora Ademaj .

Ju kujtojmë, se Faqja zyrtare e DWM ka zbuluar që bukuroshja do dhurojë spektakël në serialin e kërcimit ‘ Dance With Me’ që do shfaqet nesër e për të cilin spektakël interesimi është i madh .

Miss Kosova 2007 @arbnora_ademaj , moderatorja e disa emisioneve të njohura televizive, me një karriere te lakmuar si aktore ne kinemanë turke, vjen direkt nga serialet me te ndjekur ne disa shtete te botes, ne serialin e kercimit me te ndjekur ne vend!
Artistja unike , për pak ditë relaksimi para fillimit té Spektaklit ka zgjedhur të kalojë në hotelin Unik Tirana .

Po qe se iu bie puna të shkoni në Tiranë, vizitoni Hotelin Unik dhe binduni !

 

https://www.instagram.com/p/CihLm28t2Tt/?utm_source=ig_web_copy_link

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]