Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Arjola: Zoti të dashtë gjithmonë

nga Revista Kosovarja

Aktorja e mirënjohur nga Tropoja, Arjola Demiri, është një personazh mjaft i ndjekur dhe i komentuar në rrjetet sociale që nga paraqitja e saj në serialin “O sa mirë”.

Mbi artikull

Ajo shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme, së cilës nuk i mungojnë as postimet nga përditshmëria.

Dita e sotme ka qenë shumë e veçantë për të, pasi vajza e madhe e saj, Helga, festoi ditëlindjen e 13-të.

Moneytizer Paragrafi 4

“Helga zoti të dashtë gjithmonë. Se mami të ka bekuar që kur u takuam në krahët e njëra-tjetrës si sot 13 vite më parë. Urime ditëlindjen”, ka qenë urimi i aktores për vajzën e saj.

Krahas Helgës, Arjola është nënë edhe e dy fëmijëve të tjerë, teksa është ndarë nga bashkëshorti shtatë vite më parë.

https://www.instagram.com/p/CA52SnJFQsf/?utm_source=ig_embed

Aktorja e “I Love Tropoja” po ashtu ka ndarë disa pamje nga festa e veçantë e ditëlindjes ku shfaqen edhe miqtë që ka ftuar në festë.

Arjola përndryshe vetëm pak ditë më parë është rikthyer në Tropojë, pasi qëndroi prej muajsh e izoluar në banesën e saj në Tiranë.

Si për të gjithë të tjerët, edhe për aktoren Demiri në këtë kohë pandemie i është dashur t’i anulojë aktivitetet dhe shfaqjet teatrale.

https://www.facebook.com/kosovarjavideo/videos/809449509462308/

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]