Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Arrestohet në Prishtinë burri që për dy vjet e ngacmoi dhe e përcjelli një grua

nga Revista Kosovarja

Është arrestuar në Prishtinë një burrë i cili dyshohet se për dy vjet e ka ngacmuar me mesazhe një grua dhe e ka përcjellur në vazhdimësi me veturë.

Mbi artikull

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Më 29.10.2024 ankuesja femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, përgjatë dy viteve e ka ngacmuar me mesazhe dhe e ka përcjellë në vazhdimësi me veturë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin e policisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]