Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Arrestohet nga policia një person i kërkuar në Gjilan

nga Revista Kosovarja

Policia në Gjilan në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar një person N.E. 1989, i kërkuar nga Gjykata Themelore në Gjilan.

Mbi artikull

Sipas një njoftimi për media, ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, me dënim burgimi prej dy vitesh.

“Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, sipas njoftimit Policia ka ftuar qytetarët të bashkëpunojnë me policinë dhe nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë Stacionin më të afërt, përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”, E-mail:[email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]