fbpx

Arrestohet një malazez në Bërnjak, posedonte kokainë

nga Revista Kosovarja

Një shtetas i Malit të Zi është prangosur mbrëmjen e së martës në pikëkalimin kufitar Bërnjak, pasi posedonte me vete narkotikë.

Pasi u ndalua për kontroll nga njësitet policore, në çantën e tij u gjeten dhe u konfiskuan një qese e vogël dhe një plastikë me kokainë, shkruan IndeksOnline.

Qesja peshonte 0.69 gram, ndërkaq plastika e rrumbullakët ishte në peshë prej 0.50 gramësh, bën të ditur policia.

“Me vendim të prokurorit pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është iniciuar si “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]