fbpx

Arrestohet një serb në Jarinjë, Policia jep detaje

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka ndaluar në kufi, përkatësisht në Jarinjë një shtetas serb.

Rastin e ka konfirmuar zv.drejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani.

Elshani, ka thënë se i njëjti është ndaluar për veprën “fotografim i paautorizuar”.

“Po është e vërtetë e kemi ndaluar një pjesëtar serb në Jarinjë. I njëjti është ndaluar për veprën ‘fotografim i paautorizuar’, dhe është duke u intervistuar në Mitrovicë të Jugut”, ka thënë Elshani.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]