fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Arsyet përse mund të jetë e vështirë të humbisni peshë gjatë vjeshtës

nga Revista Kosovarja
2 vjet më parë
në Per Jete
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Gjatë stinës së verës, njeriu është në një formë më të mirë fizike për shkak të konsumit të lartë të frutave dhe ujit por edhe aktivitetit fizik që vjen më natyrshëm falë ditëve të gjata plot diell.

Kur vjen vjeshta ndryshon puna. Në këtë stinë, rënia nga pesha është më e vështirë si pasojë e disa gabimeve që mund të rregullohen lehtë.

Fajin e kanë reklamat

Po ta keni vënë re, njeriu bombardohet gjatë gjithë verës me imazhet e trupit të rregullt dhe nevojës për të qëndruar në një peshë të mirë. Gjatë gjithë ditës mund të shikosh reklama për rroba banje, receta verore ose destinacione pushimesh që na motivojnë të tregojmë kujdes për peshën.

Në verë të vjen natyrshëm të porosisësh sallatë. Kur vjen vjeshta, rrjetet sociale janë të mbushura me ngjyrat e saj, triko, zjarre, pije të ngrohta, ëmbëlsira dhe brumëra.

Është shumë e lehtë të devijosh nga plani. Por nëse i vini qëllim vetes t’i përmbaheni objektivit tuaj, nuk do të josheni nga reklamat dhe do të merrni frerët në dorë.

Ekspertët thonë të hani shumë mollë në vjeshtë sepse është e pasur me fibër dhe tërshërën ta shoqëroni edhe me kungullin e verdhë.

Vjeshta, stina e pushimeve të njëpasnjëshme

Në vjeshtë, ka shumë festa kombëtare dhe ndërkombëtare të cilat të shtyjnë ta teprosh me të ngrënën.

Nga njëra festë në tjetrën e nga hamburgeri tek gjeli i detit, vijnë Krishtlindjet dhe zbulon se ke shtuar shumë në peshë.

Prandaj, ekspertët rekomandojnë të tregoni kujdes dhe të vendosni objektiva për sasinë e ëmbëlsirave dhe karbohidrateve që do të hani çdo ditë. Bëni një plan dhe ndajeni me miqtë në mënyrë që ata t’ju ndihmojnë në realizimin e tij.

Fustani i verës si njësi matëse

Mbani fustanin tuaj të preferuar të verës në dhomë ku mund ta shihni çdo ditë.

Mënyra se si ai ju qëndron në trup do ju motivojë të tregoni kujdes me ushqyerjen dhe të qëndroni në formë. Mos u përpiqni të fshihni peshën e tepërt me rroba të gjëra, jini realistë, shikohuni në pasqyrë dhe vendosni ju nëse ka ardhur koha të ndryshoni.

Mos hiqni dorë nga ushqimi

Ka shumë njerëz që në ndryshimin e stinëve ndërmarrin masa drastike kufizuese të ushqimit për të rënë nga pesha. Kjo është shumë e gabuar. Nuk duhet të hiqni dorë nga ushqimi, por ta përmirësoni regjimin tuaj ushqimor.

Në vend të byrekut në mëngjes, hani tërshërë. Hani më shumë fruta e më pak bukë, hani bollshëm në mëngjes e më pak në darkë, hani më shumë sallata e perime. Edhe nesë ju shkon mendja për diçka të ëmbël, mos e kufizoni veten por as mos e teproni.


Etiketa: peshavjeshta

POSTIME TË NGJASHME

Per Jete

Studiuesit zbulojnë çfarë ndodh nëse hani një grusht arra në ditë

36 minuta më parë
Per Jete

Speci djegës superushqim, çfarë ju ndodh kur hani një spec djegës

1 orë më parë
Per Jete

Të dielën kthehet ora verore, akrepat shkojnë 60 minuta para

8 orë më parë
Per Jete

Si të mbillni dafina në vazo

9 orë më parë
Per Jete

Agjërimi i të sëmurit dhe i gjidhënies në Ramazan

17 orë më parë
Per Jete

Gjërat që nuk duhet t’ia thoni dikujt që agjëron

17 orë më parë
Postimi tjetër

Afërdita Dreshaj pranon dhuratën e veçantë nga halla pas lajmit që po bëhet nënë

këto 7 shenja mund të paralajmërojnë praninë e kancerit të gjirit

Sa bukur duket me këtë grim Mirsa

TË FUNDIT

Pas ndarjes nga Kerem, Hande Erçel në lidhje të re dashurie, fotografohet me biznesmenin e njohur

23 minuta më parë

Hande Erçel ka nisur një lidhje të re. Aktorja shumë e dashur për publikun duket se e ka lënë pas...

Studiuesit zbulojnë çfarë ndodh nëse hani një grusht arra në ditë

36 minuta më parë

Hulumtimi i ri zbulon se ngrënia e rregullt e arrave mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Ai bashkohet...

Ja çka po i bën agjërimi Sara Hoxhës

52 minuta më parë

Blogerja e njohur tregoi publikisht se sot është agjërueshëm. Përmes një postimi në storien e saj në Instagram, partnerja e...

Speci djegës superushqim, çfarë ju ndodh kur hani një spec djegës

1 orë më parë

Nutricionistët shpjegojnë të gjitha arsyet që ju duan përsëri. Për disa njerëz, ushqimi pikant është një mënyrë jetese, me çdo...

I premtoi 10 mijë euro Sabianit, Iliri Shaqiri tregon a ia dha ato mikut të tij

1 orë më parë

Këngëtari Sabian Medini dhe balerini Ilir Shaqiri u bënë miq të ngushtë në Big Brother VIP, por kjo miqësi u...

Florian Dushi: Shuplaka Kushtetuese

2 orë më parë

I zëshmi i Lidhjes Demokratike, Florian Dushi pērmes Faceboku-t të tij zyrtar, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e...

MË TË LEXUARAT

Shyhretja i uron Engjëllushes ditëlindjen: O mehlemi i shpirtit tem

Remzie Osmani takon nipin për herë të parë, ja çfarë i thotë

Dardan Molliqaj tregon se çfarë do të bënte po të ishte në vend të Kurtit

Gërhitja është më e rrezikshme nga sa mendoni

Xhamia s’ishte e kthyer kah Kibla, zhegrasit u falën gabimisht me dekada

“Kam qenë në një burg me Qetsorin”, reagojnë familjarët e Qetsorit

E pabesueshme si e luan belin Luizi

Çfarë të hani dhe çfarë të shmangni gjatë muajit Ramazan

Stresi zbulon si do e shpenzojë çmimin e madh të BBVK, flet edhe për Luizin

Këto janë tri shqiptaret në “Germany’s Next Top Model”

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist