fbpx

Arta Nitaj habit me veprimin pasi u gjobit nga policia

nga Revista Kosovarja

Arta Nitaj ‘ironizon’ me gjobën që ia shqiptoi policia.

Arta Nitaj është emër shumë i përfolur në rrjete sociale për paraqitjet e saj provokuese,.

Ajo publikon vazhdimisht fotografi të ndryshme në rrjete sociale, në të cilat ndan momente nga përditshmëria e saj.

Së fundi, ajo me anë të një videoje tregoi se ka marrë gjobë nga policia, për shkak të mospërfilljes së rregullave të trafikut.

Në një video, ajo gjobën e kishte shndërruar në ‘raketë’ prej letre, duke treguar në një aspekt që nuk i bën fare për atë që i ndodhi.

Arta Nitaj në fund të vitit të kaluar kishte njoftuar që shumë shpejt do të rikthehet me një emision televiziv.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]