fbpx

Artikujt idealë për sezonin e dimrit

nga Revista Kosovarja

Në periudhën e dimrit, menysë ditore për fëmijë duhet dhënë përparësi, përmes ushqimit të freskët.

Sikurse edhe te të rriturit, ushqimi i shëndetshëm dhe i ekuilibruar duhet të zgjidhet dhe të bazohet në ushqimet e freskëta.

Shembull mund të jetë përdorimi i kungullit si zëvendësim për patatet, panxharit që është i shijshëm, dhe se mund të përgatitet në disa mënyra apo fiku që është zëvendësim ideal për shumë ëmbëlsira.

Ushqimin vjeshtor dhe atë dimëror duhet ta përqendroni në ushqimet e pasura me vitamina C, si lakra, karota, selino, panxhari dhe specat, sepse kjo vitaminë është faktor i rëndësishëm për shumë procese në organizëm, nga rigjenerimi i indeve, sistemit të qarkullimit të gjakut ,eshtrave dhe dhëmbëve e deri te rritja e rezistencës së organizmit ndaj infeksioneve alergjike, viruseve dhe baktereve.

Proteinat ndërtojnë sistemin imun të njeriut dhe për t’i luftuar ftohjet pini shumë lëngje dhe supë me perime.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]