Vetëm pak kohë pasi u ribashkuan dhe u rikthyen në qendër të vëmendjes së mediave, Stresi dhe Keisi kanë pësuar sërish një krizë në marrëdhënien e tyre.
Keisi la të kuptohej me postimet e fundit se ata janë ndarë. Bukuroshja tregoi se nuk ka ndërmend të kthehet në Shqipëri sepse nuk ka arsye.
“Nuk kam çfarë të bëj në Shqipëri. Nëse tradhton dikë që është gati të bëjë gjithçka për ty, ti në fakt ke tradhtuar veten nga besnikëria e vërtetë”, u shpreh Keisi.
Ndërkohë Stresi ditën e sotme i ka çuditur fansat me një postim ku shprehet se dëshiron të bëhet baba.
“Marshallah, vetëm një fëmijë do të doja në jetën time, me vullnetin e Zotit”, shkruan reperi. Mos ndoshta ishte ky një mesazh për Keisin?