fbpx

“Asgjë si ushqimet e nënës”, Dua Lipa fanse e ushqimeve tradicionale shqiptare

nga Revista Kosovarja

Artistja me famë ndërkombëtare nuk ndalon së treguari se është një shqiptare me ‘rrënjë’.

Ylli hollivudian, Dua Lipa, edhe pse jasht vendlindjes dhe në mesin e gjith ushqimeve ajo ka treguar se preferon atë tradicional të vendit të saj.

Së fundi, ajo ka postuar një InstaStory ku shihet byrek dhe pite me spinaq.

“Asgjë si ushqimet e nënës time”, ka qenë mbishkrimi i fotografisë ku zbulon ushqimin që i ka gatuar e ëma, Anesa Lipa.

Artistja këtë verë ka qëndruar në Shqipëri, ku edhe ka kaluar pushimet verore bashkë me familjen e saj dhe partnerin.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)


Ndryshe, hiti i madh i këngëtares, “Levitating” së fundi ka shënuar një sukses historik, duke u bërë artistja e parë femër që qëndroi për 35 javë në listën e 10 këngëve më të dëgjuara në “Hot 100”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]