fbpx

Ashensori bie në podrum, lëndohen katër persona

nga Revista Kosovarja

Dy meshkuj dhe dy femra kanë pësuar lëndime të lehta pasi ashensori në të cilin ishin ka lëvizur nga kati 1 për në podrum.

Ngjarja ka ndodhur në Prizren, të hënën në ora 20:26.

Prizren 24.10.2022 – 20:26. Viktimat (dy meshkuj dhe dy femra) kosovar-e kanë njoftuar se derisa ishin duke lëvizur me ashensor për në banesat e tyre papritmas ashensori ka lëvizur nga kati 1 deri në podrumin e banesës me ç’rast viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori me vendim të së cilit është hapur rasti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]