Në media po qarkullon lajmi se këngëtarja Fjolla Morina është arrestuar.
Megjjthatë, avokati i këngëtares Fjolla Morina, Fanol Krasnqi ka thënë se “Fjolla Morina nuk është arrestuar, ajo është shoqëruar në stacionin policor.
Një zyre e bashkëpunimit juridik në Kosovë, nuk e ka shfuqizu urdhëresën e gjykatës e cila e ka refuzu ekstradimin, tash po presim njoftimin, Fjolla nuk është e arrestume”, ka thënë Krasniqi.
Fjolla Morina ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.