Një burrë nga Prizreni ka raportuar në polici se një person i ka shpërndarë foto të vajzës së tij në internet.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se i dyshuari është intervistuar dhe se me vendim të prokurorit i është konfiskuar edhe telefoni celular.
“Prizren 03.12.2020-NN. Me 10.12.2020 një mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar përmes internetit i ka shpërndarë disa personave NN. fotografi të vajzës së tij. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit i është konfiskuar telefoni celular dhe është liruar në procedurë të rregullte”, thuhet në raport.
Babai shpërndan fotografi nudo të vajzës së tij në Prizren
Shpërndarja e fotografive dhe incizimeve të njerëzve pa autorizim mbetet një dukuri shqetësues në Kosovë.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe në fshatin Luk i Hasit të Prizrenit në fillim të këtij muaji, ku babai kishte shpërndarë foto ku shihej e zhveshur vajza e tij.
Burime brenda Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur për Sinjalin se i dyshuari kishte shpërndarë fotografi edhe të disa personave të tjerë përmes internetit.
Të dyshuarit i është konfiskuar telefoni i tij mobil, ndërsa për detaje të tjera do të ju mbajmë të informuar.