Banorët e lagjes “Kalabria” në Prishtinë, kanë protestuar për të kundërshtuar vendimin për ndërprerjen e punimeve në projektin “Rruga A”.
Gjykata Komerciale ka marrë vendim pezullimin e projektit të ndërtimit të “Rrugës A”. Vendimi është nxjerrë të martën për shkak të ankesës së një operatori ekonomik kundër tenderit. Komercialja e ka vlerësuar të bazuar ankesën e kompanisë “Pro&Co Group” dhe e ka shtyrë ekzekutimin e vendimi.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se vendimi është i bazuar plotësisht në interesa politike dhe të grupeve të interesit.
Banorët e kësaj lagje kanë thënë se është jetike që të vazhdohen punimet, së pari në ndërtimin e kolektorit të ujërave të zeza, dhe së dyti për të zhvilluar infrastrukturën e lënë anash.
Hilmi Halili, përfaqësues i banorëve në këtë protestë ka deklaruar se për ndalimin e punimeve janë njoftuar përmes mediave.
“Ne jemi brengosë për atë punë sepse është ndalu zhvillimi i Emshirit. Si projekt, ne e shohim qe na cenohet e drejta e shëndetit. Shëndeti na është cenuar disa herë. Për atë arsye kemi organizuar protestë simbolike që edhe opinionin ta njoftojmë për këtë punë. Jemi pro vazhdimit të punëve, mos të ndalet puna dhe të zhvillohet Emshiri” ka thënë ai.
Halili mes të tjerash ka shprehur gatishmërinë e banorëve për të protestuar edhe përpara Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, si dhe Komunës së Prishtinës./Indeksonline
Ndiqni materialin më poshtë:
https://www.facebook.com/watch/?v=300624059501985