fbpx

Barajliu: Çfarë llogaridhënie duhet të jep dikush për shëndetin personal ore…

nga Revista Kosovarja

Gazeta turke “Hurryiet” ka shkruar se presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i është nënshtruar një operacioni në Antalia të Turqi, për heqjen e kilogramëve, ku sipas këtij shkrimi ajo ka qëndruar për një kohë në një hotel me 5 yje në Antalia, derisa pas operacionit gastrektomik, ajo është kthyer në Kosovë.E lidhur me këtë pati reagime të shumta ku u tha se për këtë do të duhej të ishin të informuar qytetarët.

Njohësi i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se e drejta për dinjitet dhe privatësi janë kategori më relevante të garantuara me Kushtetutë dhe me ligjet e këtij vendi dhe nuk duhet askush të ndërhyjë.

Madje ai e ka quajtur keqkuptim në masë, keqinterpretim i demokracisë dhe abuzim me ligjet e vendit.

“E drejta për dinjitet dhe privatësi janë kategori më relevante të garantuara me Kushtetutë dhe me ligjet e këtij vendi. Nuk do të duhej që të bëhet tejkalim i asaj që quhet jetë demokratike dhe mundësi demokratike. Nuk do të duhej askush të bëjë hulumtime nëpër zorrët e organizmit të njerëzve për arsye se është e drejtë personale e garantuar me Kushtetutë dhe me ligje të vendit për secilin individ që ta ruaj dinjitetin e vet. Pra nuk mund të quhet jo llogaridhënës për veprimet e veta”.“…është keqkuptim në masë dhe keqinterpretim i demokracisë dhe abuzim me ligjet e vendit që dikush të depërtojë në sferat më personale të privatësisë të kujtdo qoftë”, tha Baraliu.

Tutje ka shtuar se Osmani po i shërben vendit në mënyrë efektive dhe efikase duke kryer detyrat që burojnë nga neni 48 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës.“Çfarë llogaridhënie duhet të jep dikush për shëndetin personal për dëshirat mbi të gjitha qëllimin më të mirë më pozitiv për mirëmbajtjen e shëndetit personal me qëllim që ti shërbejë vendit dhe unë nuk dyshojë në këtë që Presidentja e vendit ti shërbejë në mënyrë sa më efektive dhe efikase detyrave kushtetuese që burojnë nga neni 48 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe dëshirave dhe planeve që ajo ka”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]