fbpx

BE-ja ndihmon Kosovën me 60 mijë teste për Covid-19

nga Revista Kosovarja

Shërbimi shkencor dhe i diturisë i Komisionit Europian “Qendra e Shkencës së BE-së”, ia ka dhuruar Kosovës 60 mijë teste për Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, e cila ka thënë se BE vazhdon ta ndihmojë Kosovën në luftën kundër koronavirusit,

“Kosova sapo ka pranuar materiale testuese për Covid-19 si donacion nga EU Science Hub. Ky material është i nevojshëm për të vërtetuar rezultatet e Covid-19 dhe për t’i diagnostifikuar siç duhet personat e infektuar. Materiali i dhuruar është i mjaftueshëm për t’i kryer 60,000 teste”, ka shkruar Apostolova në Twitter.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]