“Beauty Center Shpresa” është qendra më e madhe dhe më e njohur shqiptare në Zvicër, që ofron një mori shërbimesh profesionale të nivelit të lartë profesional nga fusha e bukurisë.
Shpresa Osmani dhe stafi i saj bëjnë punë të shkëlqyer në dobësimin efikas të klienteve , dobësimin me laser, heqjen e qimeve me laser që bënë elimininim e tyre të përjetshëm, heqjen e rrudhave në fytyrë, mbushjen e buzëve, mbjelljen e qerpikëve, thonjve e shumë shërbimeve të të tjera.
“Beauty Center Shpresa”, është gjithashtu edhe shkollë, ku nxënëset aftësohen për mbjelljen, kurimin, rregullimin e thonjëve, mbushjen e buzëve me metodat më bashkëkohore, mbjelljen e qerpikë dhe vetullave, etj.
Duke qenë një nga qendrat më të mëdha, më të njohura e të besueshme në këto 15 vite, nuk kishte se si në “Beauty Center Shpresa” në Luzern të mungonte edhe shërbimi i dobësimit me metodat dhe teknologjinë më të avancuar e bashkohore, që prodhon rezultate të mahnitshme tek klientet.
Shpresa na tregon se numri i klienteve edhe në kohë pandemie ka qenë shumë i kënaqeshëm, ndërkohë që ka pasur një interesim shumë të madh të atyre që kanë zgjedhur sallonin e saj për të provuar rënjën në peshë përmes një aparature të avancuar që gjendet ekskluzivisht aty.
Në botën e të bukurës, në “Beauty Center Shpresa”ëndrrat e femrave për një pamje të përsosur bëhen përditë realitet.