Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, të dielën ka mbajtur një koncert në New York.
Teksa po performonte në skenën e mbushur, një nga fansat në turmë e goditi me telefon në fytyrë.
Kjo siç shihet ndodhi në momentin kur ylli i famshëm po bënte simbolin e shqiponjës me duar.
Bebe Rexha’s mother reveals that she had to get three stitches after someone in the audience threw a phone at her head during her concert. pic.twitter.com/6QjnlaIM5d
— Pop Base (@PopBase) June 19, 2023
Në bazë të postimeve në Twitter thuhet se e ëma e artistes deklaroi që ajo bëri tri qepje pas asaj që ndodhi.
Një faqe ‘Pop Base’ shkroi: “Nëna e Bebe Rexhës tha se ajo bëri tri qepje pasi dikush nga audienca e qëlloi me telefon në kokë gjatë koncertit”.