fbpx

Bekim Haxhiu: Disa pacientë kanë vdekur duke pritur për një ekzaminim për koronarografi

nga Revista Kosovarja

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu e ka ftuar prokurorinë që të nis hetimet për vdekjen e disa pacientëve në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK, shkruan Gazeta Express.

Sipas Haxhiut, disa pacientë kanë vdekur teksa ishin duke pritur për një ekzaminim për koronarografi.

“Jam i brengosur dhe i shqetësuar për lista e pritjes në QKUK dhe e ftoj Prokurorinë e Kosovës që të merret me rastin. Janë me dhjetëra pacientë në Koronarografi në Kardiologji dhe që kanë vdekur. Lista e pritjes nga një javë në Kardiologji është zgjatur në një vit dhe për vetëm një procedurë diagnostifikuese të koronarografisë kanë vdekur disa pacientë. E ftojë prokurorinë që të merret me këtë çështje”, ka thënë ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]