Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Bekim Jashari: S’u vie turp në kohë pandemie kacafyteni për karrige e poste

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari e ka quajtur turp të Kosovës veprimin e fundit të politikës kosovare, derisa në kohë pandemie siç tha ai shtyhen për karrige e poste.

Mbi artikull

“Dëshpërimi dhe turpi që kanë mujt me ja bo këtij vendi, është veprimi i fundit në kuvendin e Kosovës. Gjithë kjo kacafytje për karrige e poste politike është turp. Nesër me dalë jashtë Kosovës, unë do e uli krytë dhe do me vie keq nëse me pyet dikush për këtë” tha Jashari në emisionin Debat Plus, sipas të cilit ka pasur mundësi të shtyhet seanca e për mocionin deri në kalimin e pandemisë.

“Kanë pas mundësi me shty këtë situatë deri në kalimin e kësaj pandemie. Është për keqardhje për këtë situatë. Në vend që me bo thirrje për kujdes ndaj kësaj pandemie në televizionet tona, ndodh e kundërta mi pa ata ka shtyhen mes vete në televizionet tona. Nuk besoj që raportet me Amerikën e prishen këtë koalicion. Këtu lufta u bë për karrige e poste, fatkeqësisht jemi i njëjti brumë që e kam thënë edhe më herët. Inatet politike na kanë pru këtu ku jemi” shtoi kryetari i Skenderajt Bekim Jashari.

Leave a Comment

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]