Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Bëni një gjumë të rehatshëm, pa shqetësime

nga Revista Kosovarja

Nëse dëshironi të keni jetë të shëndetshëm, atëherë gjithsesi duhet të keni gjumë të mirë dhe të flini pa u zgjuar apo shqetësime të tjera.

Gjumi është shumë i rëndësishëm për ta pushuar trupin dhe trurin, si edhe për të grumbulluar energjinë e nevojshme për ditën tjetër.

Një faktor shumë i rëndësishëm për gjumin është ambienti i një dhome të errët.Gjithashtu përpiquni të shmangni “të kaltrën e lehtë” më pak se dy orë para se të shtriheni në krevat. Kërkimet nga Qendra Kërkimore sugjerojnë eliminimin e dritës nga celularët, tabletët, laptopët dhe ekranet në përgjithësi, pasi shumë prej nesh ajo na duket si dritë e ditës dhe na mban zgjuar.

Dhomat e gjumit duhet të ketë një temperaturë të rehatshme (rreth 18 gradë C), të qetë dhe të ventiluar mirë, me shtretër dhe jastëkë të rehatshëm.

Moneytizer Paragrafi 4

Duhet të bëni kujdes që të mos hani ushqime të rënda së paku tri orë para se të shtriheni për të fjetur, ndërsa një dush gjithmonë ndihmon ciklin e gjumit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]