Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Benita, banore e edicionit të ri të Big Brother VIP Albania?

nga Revista Kosovarja

Ish-banorja e edicionit të fundit të Big Brother VIP Kosova, Benita Zena, ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Top Albania Radio”, ku ka folur gjerë e gjatë për eksperiencën e saj dhe planet për të ardhmen.

E pyetur nëse do ta pranonte një ftesë për t’u bërë pjesë e edicionit të ri të Big Brother VIP Albania, Benita nuk e ka përjashtuar si mundësi, duke lënë gjithçka të hapur.

“‘Pjo! Nuk e di, më pëlqen formati që krijojnë në Big-un e Shqipërisë, kështu që nuk i dihet asnjëherë. Prej Benitës ka gjithmonë surpriza, presim”, ka thënë ajo.

Gjatë intervistës, Benita ka reflektuar mbi ‘gabimet’ e saj në BBVK, duke zbuluar se çfarë do të bënte ndryshe nëse do t’i jepej një mundësi e dytë. Ajo pranoi se u ka dhënë rëndësi personave të gabuar:

Moneytizer Paragrafi 4

“Ndoshta nuk do t’u kisha dhënë shumë vlerë njerëzve që nuk e kanë merituar dhe nuk do t’u kisha dhënë dashurinë time të sinqertë, qoftë vajzë apo djalë. Kjo më ka harxhuar brenda, duke dhënë dashuri e respekt, e në fund më është kthyer me gurë”.

Megjithatë, për një hyrje të mundshme në BBVA, ajo premton spektakël:

“Nëse do të isha pjesë, do të shihnit një tjetër Benitë. Mendoj se do të hyja si një Bugatti përnjëmend!”

Një tjetër pikë e nxehtë e bisedës ishte edhe strategjia e romancave brenda shtëpisë, një formulë e përdorur shpesh nga banorët për të fituar fansa dhe për të qëndruar më gjatë në lojë. E pyetur nëse do të pranonte të krijonte një lidhje dashurie apo një marrëdhënie thjesht për lojë, Benita u shpreh e dyzuar:

“Tani përderisa aty brenda është lojë dhe e konsideroj lojë, nuk po e di, ndoshta po, ndoshta jo, varet si do të ndihesha për momentin”.

Në fund, ish-banorja bëri një kritikë për mënyrën se si perceptohet ky format në trojet tona. Sipas saj, Big Brother nuk është vendi për të shitur moral, por për të treguar aftësitë si lojtar.

“Këtu tek ne ia kanë ndërruar konotacionin fjalës Reality Show. Hynë më shumë për të treguar djalin e mirë, vajzën e mirë apo edukatën. Mendoj që Big Brother nuk është formati i duhur për të treguar më të mirën tënde. Është për të treguar lojë, çfarë lojtare je. Duhet të luash, por në të njëjtën kohë të tregosh edhe anën tënde pas lojës, të dyja menjëherë”, përfundoi Benita.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]