Gjyshja e aktorit të njohur shqiptar, Bes Kallakut, sot ka ditëlindjen, e ky ia dedikoi një shkrim të bukur përmes një postimi në Instagram, ku kishte publikuar edhe një fotografi të përbashkët të tyre.
“Urime ditëlindjen e shtrenja ime. Edhe sot në 81-vjetorin tend, sërish të gjeta duke punuar si gjithmonë në kopshtin që të mban gjallë dhe të re, në kopshtin që të përtërin shpirtin”, kështu e filloi shkrimin Besi.
Teksa më tutje vazhdoi se sa herë shkojnë aty, e mbushë me domate, patate dhe qepë.
Besi e krahasoi gjyshen e tij edhe me futbollistin e njohur, Cristiano Ronaldo. “Tek jo foto ke dalë si CR7”, shkroi ai.
Shkrimi i plotë:
Urime ditelindjen e shtrenjta ime. Edhe sot ne 81-vjetorin tend, serish te gjeta duke punuar si gjithmone ne kopeshtin qe te mban gjalle dhe te re, ne kopeshtin qe te perterin shpirtin. Ne kopeshtin ku sa here vijme na mbush me domate, patate, qepe! Urime 18-vjecarja ime. Te kjo foto ke dale si CR7 😂. Te duam shume, dashuria, perqafimi, ngrohtesia, ajo qe na rriti dhe na dha natyrshmerine e fshatit. Bekuar qofshin gjysherit e gjyshet! 🙌🍇. Zoti ju rujt!