Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ministria e Shëndetësisë ka porositur 13.500 teste për coronavirus

nga Revista Kosovarja

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë sot të ditur se Ministria e Shëndetësia ka porositur 13 mijë e 500 teste.

Mbi artikull

Osmani kështu bëri të ditur pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti lidhur me situatën rreth pandemisë COVID-19.

Sipas saj, në këtë takim ku ishte i pranishëm edhe ministri Arben Vitia, ka bërë të ditur se ka tashmë shteti i Katarit dhe Luksemburgut ka treguar gatishmëri për ta ndihmuar Kosovën në ballafaqimin me COVID-19.

“…Ka një ndihmë të dakorduar nga shteti i Luksemburgut dhe i Katarit që lidhet drejtpërdrejtë me teste dhe në ndërkohë që Qeveria e Kosovës ka porositur 13.500 teste tjera për të cilat kanë kaluar procedurat…”, tha ajo.

Moneytizer Paragrafi 4

Sipas kryeparlamentares Osmani, Kosova është përballur edhe me refuzim të kërkesave të saja, për shkak se e gjithë bota po përballet me pandeminë COVID-19.

“Për shkak se kjo pandemi e ka përfshirë gjithë botën kërkesat e Kosovës që të ketë ndihmë rreth testeve apo aparaturave mjekësore, shpeshherë nuk kanë mundur që të realizohen për shkak se të gjitha vendet po përballen me pandeminë”, tha ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]