Në një treg të mbushur me konkurrencë dhe sfida, ka biznese që dallohen jo vetëm për shërbimet që ofrojnë, por për mënyrën se si i qëndrojnë besnikë vlerave familjare dhe punës së ndershme.
Një prej tyre është MultiPhone Accessoires & Repairs, kompania e themeluar më 2 maj 2016 nga Besim Bublica dhe bashkëshortja e tij, një histori tipike suksesi e një familjeje shqiptare në mërgim, e ndërtuar me mund, besim dhe përkushtim.

Një biznes familjar që u rrit me përkushtim
MultiPhone Accessoires & Repairs nisi si një iniciativë e vogël familjare, por sot është një emër i njohur në tregun zviceran të teknologjisë. Përveç dy bashkëshortëve që e themeluan, kompania numëron edhe dy punëtorë të tjerë, dhe gëzon mbështetjen e madhe të familjes nga Kosova, prindërve dhe vëllezërve, të cilët, siç thotë vetë Besimi, “Janë pjesë e çdo suksesi që kemi arritur sot”.
Shërbime të plota dhe profesionale
MultiPhone është shumë më tepër se një dyqan telefonash, është një qendër e plotë teknologjie dhe shërbimesh, pasi aty ofrohen:
-Riparim profesional i të gjitha llojeve të telefonave.
-Shitje e telefonave të rinj dhe të përdorur.
-Blerje e telefonave nga klientët.
-Aksesore dhe fasiklla për çdo model telefoni.
-Abonime SIM-kartash me kompanitë Salt, Lebara, Yallo dhe Lycamobile.
-Transferta parash me firmën Ria.
-Sigurim telefonash me kompaninë Basler Versicherung.
Falë kësaj gamë të gjerë shërbimesh, multiPhone është bërë pikë referimi për qindra klientë në Zvicër që kërkojnë cilësi, shpejtësi dhe siguri.
Nga mërgimtar në sipërmarrës të suksesshëm
Besim Bublica jeton prej 16 vitesh në Zvicër. Ai pranon se rruga drejt suksesit nuk ka qenë e lehtë, por puna e palodhshme dhe qëndrueshmëria kanë bërë diferencën. “Për një mërgimtar, nuk është e lehtë të zhvillosh një biznes të suksesshëm në Zvicër. Por falë angazhimit dhe besimit të klientëve tanë, sot jemi një kompani që gëzon respektin e të gjithëve,” – shprehet Besimi. Klientët e multiPhone janë nga të gjitha kombësitë – zviceranë, gjermanë, spanjollë, italianë dhe sigurisht shumë shqiptarë, të cilët përbëjnë një bazë të fortë të besimit të kompanisë.
Klientë të njohur dhe besnikë
Reputacioni i mirë ka sjellë edhe klientë të njohur. Emra si Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Taulant Xhaka, Edon Zhegrova dhe shumë artistë, këngëtarë e biznesmenë nga Zvicra dhe Kosova, janë ndër ata që i kanë besuar shërbimeve të multiPhone. Ky fakt është një dëshmi e qartë e profesionalizmit dhe cilësisë që ofron kompania.
Mirënjohje për bashkëatdhetarët
Në fund, Besimi ka një falënderim të veçantë për gjithë bashkëatdhetarët shqiptarë në Zvicër: “Falë jush që na vizitoni dhe na besoni çdo ditë, multiPhone është sot aty ku është. Ne ju falënderojmë nga zemra për besnikërinë dhe mbështetjen tuaj.”
MultiPhone Accessoires & Repairs, ku teknologjia takohet me besimin
Pas gati një dekade pune, multiPhone ka arritur të bëhet një sinonim i shërbimit të ndershëm, cilësor dhe të afërt me klientin. Një histori që tregon se kur puna bëhet me zemër dhe integritet, sukseset nuk mungojnë.

