Quhet Adelina Kamberi-Makolli dhe është mjaftë e njohur për profesionalizmin e saj në fushën e së bukurës.
“Beyoutiful by Lina GmbH”, që gjendet në Cyrih është salloni që kryen disa sherbime nga fusha e bukurisë dhe estetikës.
“Beyoutiful by Lina” njihet mirë për shërbimin e depilimit të qimeve me laser (dauerhafte Haarentfernung mit Diodenlaser). Krahas kësaj edhe për “Bodyforming” me Neurotris, metodë kjo nga Amerika që perdoret për një figurë sa më te bukur, për shkrirjen e djamit dhe shtrëngimin e lëkurës në zonat problematike.
E veçanta është se në sallon kryhen trajtime për të dyja gjinitë. Trajtimet për gjininë mashkullore realizohen nga “Beyoutiful by Jeff”, që është profesionisti mashkull brenda sallonit.
Kush është Adelina Kamberi-Makolli?
Adelina Kamberi-Makolli, e njohur nga klientela e saj si Lina, ka përfunduar shkollimin për kontabiliste në Zvicër, profesion ky që i përshtatet mirë dhe që ka pasur mundësi ta ushtroj në disa kompani me renome botërore që kanë selitë e tyre në Zvicër. Megjjthatë, Lines i mungonte kontakti me njerëz, me klientë, gjë që e shtyri drejtë profesionalizimit për trajtimet të cilat i kryen tani në sallonin e saj.
Siç thotë edhe vetë Lina, profesioni i kontabilistes i ka ndihmuar të ndërtoj një biznes që ka rezultuar i sukseshëm, duke i menduar të gjitha sfidat e hapjes së një studio.
Prej një viti e gjysëm salloni i saj është bërë tejet i njohur dhe aty bëhet punë intenzive. Lina, ka edhe një punëtore, e cila i ndihmon në kryerjen e punëve brenda studios së saj tashmë me emër.
Lina, aktualisht është në vazhden e projekteve të reja, për të cilat do të flitet publikisht shumë shpejtë.