Gjykata e Sarandës ka vendosur masën ‘arrest me burg pa afat’ për 72-vjeçarin Bajram Tusha. Ky shtetas u ndalua nga policia në Sarandë më 21 prill, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një adoleshente 17-vjeçare.
I moshuar u ndalua nga policia në Sarandë, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një adoleshente 17-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatit të Policisë Sarandë, bënë ndalimin e shtetasit B.T, 72 vjeç, lindur e banues në Sarandë.
“Ndalimi i tij u bë pasi, ky shtetas në kohë të ndryshme ka kryer marrëdhënie seksuale me një 17- vjeçare nga qytetit i Sarandës. Policia e Sarandës pas informacionit të marrë ka bërë shoqërimin dhe ndalimin e menjëhershëm të këtij shtetasi i cili ka pranuar kryerjen e veprës penale”, thuhet në njoftimin e policisë.