fbpx

Burri garon me qenin për ngrënien e petullave, ja kush fiton

nga Revista Kosovarja

Në internet janë publikuar pamje qesharake, ku një burrë dhe qeni i tij bëjnë një garë interesante – kush po e ha vargun e petullave më shpejt.

Sidoqoftë, ndoshta gara ishte paksa “e padrejtë”, sepse burri për vete kishte vendosur copëza të petullave, ndërsa qeni para vetes kishte petulla të plota, shkruan Gazeta Express.

Videon e ka publikuar tabloidi britanik, Daily Mail, dhe ajo ka marrë rreth 1.000 reagime në Facebook për disa minuta.

Qeni duket garues i fortë, sepse me shpejtësi i përtyp dhe i gëlltit petullat. Nga fundi i vargut me copat e ushqimit, ai i lë petullat e veta dhe ia merr copat pronarit, duke e bërë edhe më qesharake pamjen.

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=1436440113386152

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]