Një burrë në Fushë Kosovë është arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës pasi u denoncua nga bashkëshortja e tij për dhunë në familje.
Të dyshuarin Q.Sh., e raportoi të Polici gruaja e tij, e cila ka deklaruar se në gjendje të dehur burri po ushtron dhunë fizike ndaj saj, duke e goditur kokë më kokë. Sipas burimeve të Sinjalit, i dyshuari përveç që ka ushtruar dhunë, ai ka shkaktuar edhe dëme materiale në shtëpinë e tyre, duke i thyer dritaret.
Pas denoncimit të rastit, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “dhunë në familje”.